Memorandumi me kompaninë spanjolle ENAGAS, Rama: Nesër inaugurojmë parkun e parë diellor

Kryeministri Edi Rama ndodhet ende në Madrid në kuadër të Samitit të NATO-s, ku ka konfirmuar nënshkrimin e memorandumit mes Albagaz dhe kompanisë spanjolle ENAGAS. kreu i qeverisë dhe ministrja e infrastrukturës, Belinda Balluku ishin prezentë me përfaqësues të ENAGAS për t’i hapur rrugë bashkëpunimit të projekteve të Qeverisë Shqiptare me sektorin e gazit.

”Keni kryesuar përpjekjet e qeverisë suaj këtu për tranzicionin ekologjik jemi 100% me energji. Tashmë po investojmë në energjinë diellore. Nesër do të inaugurojmë nisjen e ndërtimin së parkut të parë diellor, i pari në rajon.

I njëjti kapacitet dhe në të dytin sëbashku me Voltalia dhe francezët dhe po kështu po punojmë të bëjmë diçka edhe me erën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me gazsjellësin Adriatik dhe ne jemi bërë tërheqës tani. Na shohin me interes ndryshe. Jemi shumë të lumtur të shohim që ka shumë kompani që janë të interesuara”,-tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?