Merkel lë politikën, Basha: Shqipëria dhe Kosova mirënjohëse për vëmendjen tuaj

Angela Merkel, e ardhur në pushtet në vitin 2005, ishte e vetmja kancelare e Gjermanisë, që nuk humbi zgjedhjet, por u largua vetë.

Kreu i PD-së Lulzim Basha, në ditën e largimit nga posti i kancelares, ka falënderuar Angela Merkel për vëmendjen që ka treguar nga ndaj Shqipërisë dhe Kosovës.

“Faleminderit Angela Merkel! Lidershipi juaj, në kohëra shumë të trazuara që kaloi bota, është një shembull frymëzues. Angazhimi juaj e bëri Europën më solidare, të bashkuar dhe të aftë të kalojë kriza jo të lehta. Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët do të jenë përjetë mirënjohës për vëmendjen tuaj. Gjithë të mirat në jetën tuaj dhe suksese në angazhimet e ardhshme”.

SHKARKO APP