Merkel “ngel” Shqipërinë, Spahiu: Rama, armik i integrimit! 25 prilli, referendum për ta rikthyer Shqipërinë në kursin europian

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Tiranën, Përparim Spahiu, ka reaguar ashpër lidhur me dështimin e Qeverisë shqiptare për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian pas refuzimit të nju dite më parë nga ana e Gjermanisë.

Përmes rrjeteve sociale, Spahiu shprehet se tashmë nuk ka askush asnjë dyshim që Edi Rama është armik i integrimit.

“Që kryeministri 3D është armik i integrimit, për këtë nuk dyshon më askush.

Zgjedhje njëpartiake, shkatërrim të institucioneve kushtetuese, varfëri dhe arratisje nga Shqipëria – këto janë oferta e vetme e tij politike.

Lëvizja Socialiste për Integrim – siç e thotë vetë emri – e ka yll polar 🌟 integrimin europian.

Përmbushja e kushteve të Brukselit, jo si qëllim në vetvete, por si mision për përmirësimin e jetës së shqiptarëve, janë parimet që na udhëheqin në politikën tonë.

Në qendër të objektivit janë garantimi i institucionit të votës së lirë e të ndershme, rivendosja e parlamentarizmit dhe funksionimi i shtetit demokratik.

Synimi i kryeministrit 3D mbetet shpopullimi i Shqipërisë dhe varfërimi i shqiptarëve.

Ai mendon se duke “eksportuar” azilantë, duke varfëruar shqiptarët do të mund t’i sundojë më lehtë ata.

Gabohet!

25 prilli është referendum edhe për ta rikthyer Shqipërinë në kursin e integrimit europian!

Jo aventurat e rrezikshme me “Jugosllavi të re”, por integrimi i plotë në Bashkimin Europian 🇦🇱🤝🇪🇺 – për këtë votojmë më 25 prill!”, shprehet ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.

Që kryeministri 3D është armik i integrimit, për këtë nuk dyshon më askush.

Zgjedhje njëpartiake, shkatërrim të…

Pubblicato da Perparim Spahiu – Faqja Zyrtare su Martedì 1 dicembre 2020

SHKARKO APP