Mesazh mbështetje nga Italia për kandidatin e LSI. Vangjel Tavo: Unë i besoj numrit 6 për një të ardhme më të mirë

Kryesuesi i listës së LSI në Gjirokastër, Vangjel Tavo ka marrë një tjetër mesazh nga të rinj që jetojnë jashtë, por janë shprehur publikisht në mbështjetje të LSI dhe kandidatiti, Vangjel Tavo.
Teksa ka publikur video mesazhin e Visit nga Italia, Tavo shkruan se fatkeqësisht gjatë 8 viteve të fundit, sipas INSTAT, janë larguar 400 mijë shqiptarë, pjesa më e madhe të rinj e të reja dhe ky eksod tragjik duhet ndalur.
Postimi i plotë:
Faleminderit Visi nga Italia.
Fatkeqësisht gjatë 8 viteve të fundit, sipas INSTAT, pra të dhënave zyrtare dhe jo thjesht opinione, janë larguar 400 mijë shqiptarë, pjesa më e madhe të rinj e të reja.
Ky eksod tragjik duhet ndalur.
E vetmja mënyrë për ta bërë këtë është rritja e mirëqenies së familjeve të thjeshta.
Punësim, Punësim, Punësim për çdo familje të qarkut tonë.
Zhvillim dhe mirëqenie.
Ky është premtimi im që do e përmbush plotësisht.
Vangjel Tavo

SHKARKO APP