Mesazh pranë pemës së Vitit të Ri në Durrës për Vangjush Dakon

Ka kaluar një muaj nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit që shkaktoi 51 të vdekur, qindra të plagosur e la pas mijëra të pastrehë.  Nisma Thurje ka vendosur ta kujtojë këtë datë nëpërmjet një pankarte gjigande të hapur mbrëmjen e sotme pranë pemës së Vitit të Ri në qendër të qytetit të Durrës, me anë të së cilës kërkon arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.

Duam drejtësi, Vangjush Dako në qeli”, shkruhet në këtë pankartë. Kujtojmë se policia dhe prokuroria e Durrësit ka çuar pas hekurave disa persona dhe ka shpallur në kërkim disa të tjerë si përgjegjës për shembjen e godinave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?