Mesazhi i Bashës nga katedralja e Shën Gjergjit në Fier
Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka uruar nga katedralja e Shën Gjergjit në Fier të gjithë besimtarëve të krishterë me rastin e Krishtlindjes.
Lideri i opozitës uron për një të nesërme më të mirë për të gjithë shqiptarët. “Gëzuar Krishtlindjet të gjithë besimtarëve të Krishterë, gëzuar ditën e lindjes së Krishtit, lindjes së shpresës, besimit dhe shpëtimit. Këtu nga katedralja e Shën Gjergjit në Fier ku kam uruar Imzot Nikollën përmes tij të gjithë Fierit”.
Mesazhi
“Gëzuar ditën e lindjes së Krishtit, lindjes së shpresës, besimit dhe shpëtimit. Këtu nga Katedralja e Shën Gjergjit në Fier, ku kam uruar Imzot Nikollën, Mitropolitin e ri të Fierit dhe të gjithë besimtarët e Fierit dhe besimtarët anembanë Shqipërisë, dua të përsëris urimin tim: Krishtlindje të gëzuara për të gjithë besimtarët e krishterë, për të gjithë shërbëtorët e Zotit në të gjitha kishat, katedralet, manastiret anembanë Shqipërisë, dhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Paqja e Zotit qoftë mbi shqiptarët. Në veçanti kam një urim që kjo ditë të sjellë më shumë shpresë dhe besim tek një e nesërme më e mirë për të vobektët, për të pamundurit, për njerëzit në nevojë, për të sëmurët, për të moshuarit. Zoti e bekoftë Shqipërinë. Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë. Gëzuar”!
KOHA JONË SONDAZH

