Mesazhi i Monika Kryemadhit, për çiftet e reja, nga më të klikuarit në rrjetet sociale

Mesazhi i Monika Kryemadhit për çiftet e reja nga më të klikuarit në rrjetet sociale. Video e saj mbetet ndër videot më të shikuara të këtij viti nga fusha e politikës. LSI ka në program pune për në qeverinë e re, të pas zgjedhjeve (ku LSI do ketë rol vendimtar) punësimin dhe shkollimin e të rinjve.
Ja mesazhi me tekst dhe video:
Mendoni një çift të ri, të cilit i mundësohet blerja e një shtëpie të re, një makine të re, ose liria financiare për të bërë zgjedhjet më të mira për fëmijën e tyre të porsalindur. Programi ynë “nga bebja në bebe” e realizon këtë. Investon 1000 USD me lindjen e fëmijës, që i kthehet në vlerën rreth 25 000 USD, në momentin që ndërton familjen e tij dhe sjell në jetë një fëmijë.
Nga bebja ne bebe, është mbështetje dhe shpresë për familjen, për vendin tonë. LSI lufton për të rinjtë dhe ne e kemi alternativën që i nxit ata të qëndrojnë për ta ndërtuar të ardhmen këtu. Tani është koha për ndryshim. Tani është koha të mendojmë për të ardhmen tonë. Tani është koha për ta bërë Shqipërinë shtëpi.

SHKARKO APP