Mesazhi në celularin e Fevziut: Kryebashkiaku i arrestuar për kontrabandë, ka ndërruar emrin

Blendi Fevziu

Drejtuesi i emisionit “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziu ka lexuar një mesazh që i mbërriti në celular, sikurse thotë vetë ai, 10 minuta përpara se të fillonte emisioni këtë mbrëmje.

Mesazhi bën fjalë për një kryebashkiak, në vazhdën e denoncimit të kryetarëve të bashkive me të shkuar kriminale dhe që kanë gënjyer në formularin e Dekriminalizimit.

Fevziu ka lexuar në studio këtë mesazh për të shkuarën e dyshimtë të kryetarit të bashkisë. Nuk dihet sa i vërtetë është pretendimi i qytetarit që i ka dërguar mesazhin Blendi Fevziut, por në të ka detaje konkrete për ngjarjen në fjalë. Madje, thuhet se ky kryetar ka ndërruar edhe identitetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesazhi që iu dërgua Blendi Fevziut në celular:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kam diçka me interes publik për kryetarin e bashkisë… Ka punuar doganier nga viti 1992 deri në vitin 2005. Në Nëntor-Dhjetor 1996 është ndaluar nga policia për kontrabandë. Është ndaluar së bashku me filanin doganier, filanin kontrollor, filanin polic dhe ky personi. Atëherë u fsheh dhe fizikisht nuk u ndalua. Dosjen e ka ose në arkivin e prokurorisë, ose në polici. Në formularin e Dekriminalizimit nuk e ka deklaruar. Ka ndryshuar edhe emrin bashkë me mbiemrin”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?