Mesazhi në Gjermani: Do ju kufizojmë në mënyre drastike lirinë e lëvizjes, por do e keni më të madhe se në arkivol!
Duke parë agresionin me të cilin po përhapet koronavirusi në gjithë botën, ka ndryshuar edhe mënyra e informimit të popullatës.
Referuar numrit të lartë të vdekjeve në gjithë botën, ku vetëm në Itali u shënuan 627 viktima në 24 orët e fundit, Gjermania ka marrë masa ekstreme në kufimizimin e lirisë së lëvizjes, ndërsa të hënën kalon në gjendje të jashtëzakonshme.
Po aq ekstreme është edhe mënyra sesi informohet popullata, duke marrë si ilustrim një arkivol ku shkruhet;
“Nga e hëna fillon gjendja e jashtëzakonshme: Do ju kufizojmë në mënyrë drastike lirinë e lëvizjes, por sërish do e keni më të madhe se në arkivol”, shkruhet në faqen e një prej emisoneve më të ndjekura në kanalin gjerman ZDF.
Edhe Shqipëria ka marrë disa masa ekstreme për kufizimin e lëvizjes, por shumë nga qytetarët po e thyejnë karantinën duke rrezikuar jetën e të gjithëve. Kryeministri Rama po bën thirrje të përoreshe se rrini në shtëpi.