Mesila Doda i kthehet Ramës: Nuk të lidh dot me zinxhirë, por pas 25 prillit je përgjegjës për dëmet katastrofike

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda, njëherësh edhe kandidate për deputete në zgjedhjet e 25 prillit, thotë se do të bëjë çdo akt ligjor që kryeministrin Edi Rama ta dërgojë prapa hekurave. Për të, pas 25 prillit Rama do të përgjigjet për dëmet katastrofike që i ka shkaktuar vendit. ”Ti je një e keqe më e madhe se tërmeti, më e madhe se pandemia, sepse je një e keqe me vetëdije por ke një datë limit, 25 prillin. Pas kësaj ti jo vetëm që do jesh humbës, por do jesh përgjegjës për dëmet katastrofike që ke sjellë në këtë vend. Shpresoj fort që atë ditë nuk do na sjellësh raportin mjekësor që je i papërgjegjshëm për veprimet e tua, sepse vuan nga patologji të rënda të trurit”,-shkruan Doda në facebook.

Postimi i plotë

Llaxorja e lagjes hapi gojën, tani e paska zënë edhe me gratë. Në fakt për ty nuk do të harxhoja kohë të shkruaja as dy rreshta, nje langaraq burrë si ty që përgojon të madh e të vogël. Njerëzit duhen vetëm ta përçmojnë, por kryeministri i vendit tim që sillet si më i fundit llafazan tavolinash meriton vetëm dy fjalë. Je i mjerë o i zi, je i mjerë se ke vetëm një mendim fiks në kokën tënde, pushtetin.

Dhe cilido që është mes teje dhe pushtetit meriton të fyhet e përgojohet, je mjeran burrë që vendin e ke në rrethin më të fundit të turpit të historisë. Kam një lajm për ty. Unë nuk marr përsipër të lidh ty me zinxhirë, është një punë që duhet ta bëjë Ofelia që ke në shtëpi, po marr përsipër të kryej çdo akt ligjor që ty të dërgojë prapa hekurave për demin e madh që i ke bërë këtij vendi.

Ti je një e keqe më e madhe se tërmeti, më e madhe se pandemia, sepse je një e keqe me vetëdije por ke një datë limit, 25 prillin. Pas kësaj ti jo vetëm që do jesh humbës, por do jesh përgjegjës për dëmet katastrofike që ke sjellë në këtë vend. Shpresoj fort që atë ditë nuk do na sjellësh raportin mjekësor që je i papërgjegjshëm për veprimet e tua, sepse vuan nga patologji të rënda të trurit.

SHKARKO APP