Mesila Doda: Në PD u bë një “gjenocid politik”, sot ka vakum në parti
Ish-deputetja e PD-së, Mesila Doda thotë se në selinë blu nuk ka asnjë koncept të së djathtës moderne. Sipas saj, PD-ja erdhi në këtë pikë sepse në parti u bë një gjenocid politik.
Blendi Fevziu: Kush ka vendimmarrje sot në PD?
Mesila Doda: Nuk ka pra, se këtë po them. Iku Basha dhe nuk ka më sepse Alibeaj që është sot i vendosur është shumë i dyshimtë në legjitimitetin e tij. Në këto kushte, nuk është më i rëndësishëm se kush ka firmën dhe kush ka vulën, është procesi, i cili merr të gjithë bazën, i cili do të duhjej që të thërriste dhe të kishte një regjistër perfekt.
Blendi Fevziu: Pse erdhi këtu PD-ja?
Mesila Doda: Besoj se erdhi për mungesën e njerëzve politikë aty brenda dhe për faktin që u imponuan njerëzit që duhej të zgjidheshin. Ne e kemi ngritur zërin 8 vite përpara dhe ikën të gjithë për këtë arsye. U dogjën 2 breza me politikanë në PD, u bë gjenocid politik në PD dhe ikën 2 breza 40-50 dhe 30-40.Sot ka një vakum në parti.