Mesila Doda, paralajmëron Ramën: Do të thyejnë këmbët dhe kokën
Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda, paralajmëron Edi Ramën për rrugën pa krye ku ka futur vendin me ndryshimet kushtetuese.
Në një analizë rrjetet sociale, Doda thotë se pasi detyroi opozitën të braktiste Kuvendin, Edi Rama tani po kërcënon dhe ndërkombëtarët.
Doda shprehet se protestat do e detyrojnë Edi Ramën të arratiset nga vendi. “Do e shihni se si do kërkojë pasaportën nëpër sirtaret e zyrës si dikur ca vite më pare ne vitet 97-98… sapo të ndjejë që të tjerët janë shumë e kanë vendosur të hyjnë në fushë e ti thyejnë këmbët e kokën…Duhet vetëm ta kuptojnë se sa shumë janë, të marrin nga një shkop bejzbolli në dorë dhe Buli do vrapoje i pari të gjeje pasaportën e humbur nëpër sirtare…”, shprehet Doda.
Postimi i plotë i Mesila Dodës në Facebook:
Ka një bulist ne politiken shqiptare, nje prej atyre që hakërrehen si llaxore në foltoren e Parlamentit, që vjedh, kërcënon dhe merrr gjithë shtetin shqiptar dhe e fut në xhep, një që shpërhapet ne diskurin e tij publik si llaxoret e lagjes tek rradha e vajgurit.
Pasi ata që pësonin bulizmin e ksaj qenje arrogante dhanë e moren e pasi nuk lanë derë pa trokitur ju desh të bënin aktin final… të largoheshin nga fushbeteja e Bulit për të ngritur sirenat e alarmit tek të gjithë ata që skishin veshë të dëgjonin e sy që të shikonin. ndodhi e padëgjuara… arbitrat u turrën ti vinin fajin atyre që e pësonin… Buli jo, Buli ishte krejtësisht legjitim të vazhdonte të vidhte, të fyente, të kërcënonte e në darkë të vazhdonte pazaret me rracën e trafikantëve shok të Bulit.
Ditën që arbitrat i kërkuan Bulit te mbante fjalën e të mos bëntë çorap vendin, Buli doli ne fis… i tregoi derën arbitrave që deri në atë kohë i kish mbajtur si jastëk e deklaroi se kjo është fusha ime e bëj atë që më teket… se Buli të tregon vendin dhe rregullat i bën vet dhe rrokopujën e bën mal, mjafton që ai të fitojë e ti turret gjithë të tjerëve që nuk ulin kokën para Bulit dhe bandës së tij.
Kjo me pak fjalë është historia e Bulit me frikacak që ka pare historia e këtij vendi. Do e shihni se si do kërkojë pasaportën nëpër sirtaret e zyres si dikur ca vite më pare ne vitet 97-98… sapo të ndjejë që të tjerët janë shumë e kanë vendosur të hyjnë në fushë e ti thyejnë këmbët e kokën…Duhet vetëm ta kuptojnë se sa shumë janë, të marrin nga një shkop bejzbolli në dore dhe Buli do vrapojë i pari të gjejë pasaporten e humbur nëpër sirtare…