Mesila Doda: Për bojkotin vendimi të merret nga deputetët PD, jo analistët

Ajo bën thirrje për një diskutim të gjerë e të vërtetë sidomos me deputetet e opozitës, sepse janë ata që duhet të marrin vendime për aksionet e tyre politike, jo analistët apo klientelizmi politik.

Postimi i Mesila Dodes

“E keni vënë re që në pjesën dërrmuese të rasteve këta qe jane partizanet e bojkotit jane vete jashte parlamentit???

Mund të ketë shumë argumente pro e kundër, por une besoj fort që me këtë gjëndje ekonomike, politike dhe sociale që po kalon sot Shqipëria, është komoditet për çdo qeveri mos ta ketë opozitën në parlament e për pasojë mos të ketë asnjë përballje e pengese përpara vetes.

Ditët e ardhshme do duhet të kemi një diskutim shumë më të gjerë e të vërtetë dhe veçanërisht me deputetet e opozitës, sepse janë ata që duhet të marrin vendime për aksionet e tyre politike, jo analistët apo klientelizmi politik. Demokracia është sistemi politik ku vendimet merren nga shumë individë, jo nga një grusht njerëzish, shumica e të cilëve as nuk duan t’ja dijnë se çfare do të bëhet me këtë vend dhe deri ku duan ta zhbëjnë rolin e vërtetë të opozitës.

Kam dëgjuar shpesh të thuhet se opozita është frymë, është inspirim, është moral. Të ç’bëhet roli i një grupi të madh parlamentar nuk sjell as fryme dhe as inspirim.”

SHKARKO APP