Mesila Doda: Rama erdhi në pushtet me bandat e po ikën me bandat, marrim shumicën më 25 Prill
Kandidatja për deputete e PD-AN Mesila Doda ka deklaruar në ABC se duhen gjetur përgjegjësit për vrasjen e ndodhur ditën e sotme në Elbasan, vetëm katër ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Ajo tha në Radarin Informativ përballë gazetares Jonida Shehu se Edi Rama erdhi në pushtet me bandat dhe po ikën nga pushteti sërish me ato.
“Kjo ngjarje kërkon që të ketë përgjegjës për veprime dhe mosveprime. Edi Rama erdhi në pushtet me bandit dhe po ikën nga pushteti me bandit. Këto janë përpjekjet e fundit të një njeriu që ka përdorur bandat. Vota është e shenjtë dhe të mos guxojë asnjëri në asnjë qytet të blejë vota. Do ikin bashkë me Edi Ramën”, deklaroi Mesila Doda.
Ajo deklaroi se nuk lejohet të blihet vullneti i qytetarëve duke ngritur akuza se policia po përdoret nga partia në pushtet.
“Ky është apeli jonë me të gjithë mbështetësit tanë. Në asnjë mënyrë nuk mund të lejohet të blihen vullnetet e njerëzve në nevojë. Kjo nuk duhet lejuar. Berati ishte një shembull i shkëlqyer. Policia po kthehet në strukturë të PS pasi nuk vepron. Në Berat e vuri përballë PD përballë faktit të kryer. Unë kam një apel për median. Duhet të jetë e pranishme në çdo rast që evidentohet. Këto tre ditë do ketë shumë situate ku ata do tentojnë të shpërndajnë para.
Ajo që është më e rëndësishme është të lajmërohen organet e rendit. Në Ukrainë atyre që guxuan të ofronin para e hodhën në koshin e plehrave. Opozita nuk ka asnjë faj në mbrojtjen e votës., Terrori vjen nga pushtet dhe shkeljet e ligjit nga ana e policisë dhe prokurorisë”, u shpreh ajo.
Doda u shpreh se këto tre ditë kemi hasur skandale që do kishin shkatërruar çdo qeveri në glob duke shtuar se nuk e kupton ku e gjen SPAK kurajon që në mes të kësaj situate të kërkojë hetim për gazetarët.
“Deklarata e Ballës ka qenë një mënyrë të mbronte veten nga aktet që ka bërë PS. Ai e din që nuk merr do mandate vetë. Po tenton ta lërë Elbasanin nën terrorin e bandave. Përgjegjësit do mbajnë peshën që u takon. Brenda tre ditësh kemi hasur skandale që do kishin shkatërruar çdo qeveri në glob. Nuk e di ku e gjen kurajon SPAK të kërkojë hetim ndaj gazetarëve që nxjerrin lajmet.
Kryeministri del dhe thotë ne ju shohim dhe e dimë se çfarë do bëni. Kush është ky që na kontrolloka 360 gradë. Ky është një vend që ty nuk do të shohë më me sy. Ai vjedh dhe do shënohet në histori se njeriu që ka pasur pandeminë e vjedhjes. Shqiptarët nuk do intimidohen me 5 rrugeçër bandash”, deklaroi Doda.
Ajo u shpreh e bindur që opozita do marrë shumicën e votave për të qeverisur vendin pas 25 Prillit.
“Njerëzit kanë hallin që po durojnë edhe 4-5 ditë. Nuk është PS në pushtet por banda e Rilindjes me segmente kriminale. Shqiptarët nuk duhet të tremben. Sa më shumë të dalin të votojnë, vetëm kjo është mënyra të festojmë parimet e demokracisë.
Ne jemi një alternativë e shkëlqyer për ta sjellë këtë vend në normalitet. Shqiptarët janë të ezauruar. LSI po bën një punë shumë të mirë në terren. Ka një program të mirë. Programi i PD-AN është një program për taksa të ulëta për shtetin e vogël, dhe vektorin social që është i domosdoshëm në këto kushte të ikjes së të rinjve dhe të rejave. Nuk themi që do e bëjmë Shqipërinë Zvicër por do e kthejmë në normalitet. Në Tiranë jemi 20 mandate. Në gjithë Shqipërinë PD dhe gjithë maxhoranca do kapin shumicën absolute”, deklaroi Doda. /abcnews.al