Mesila Doda: Sistemi politik vuan pasojat e një mentaliteti kriminal

Kështu ka shkruar në një postim në rrjetin social Facebook, deputetja e PD Mesila Doda ku ndër të tjera shtoi se ‘në prag të 8 dhjetorit qeveria shqiptare nderon Vito Kapon me Medaljen e Mirënjohjes. I falënderoj shpërndarësit e dekoratave sepse i kujtuan edhe një herë shqiptarëve se nevoja për dekomunistizim nuk është patetizëm, nuk është demagogji, është proces jetik, është nevoje bazike për sistemin politik qe po vuan pasojat e një mentaliteti kriminal. Sipas Dodës është mentalitet kriminal te arrestosh, te shkatërrosh, të dhunosh gra e fëmije në mes të ditës e të natës, madje edhe kur ke guxim të thuash se e bën në emër të ligjit. ‘Tek e fundit edhe Enver Hoxha kur vriste e arrestonte e bënte në emër te ligjit. Është mentalitet sovjetësh të mendosh se je Zot mbi tokë a mbi ngastrën tënde, të vogël a të madhe, sepse autoritarizmi as pjell demokraci, e as sjell mirëqenie.  Vetëm respekti ndaj qenies njerëzore e me se pari ndaj te ngjashmit tënd është parimi qe sjell paqe e prosperitet. Dhuna, kërcënimi e fyerja sjellin veç shkatërrimin e atyre qe i promovojnë këto dukuri te trashëguara nga e kaluara’-u shpreh Doda. Nga ana tjetër, Doda kërkoi që 8 dhjetori të jetë një ditë reflektimi, një ditë për tu ndarë nga e shkuara. ‘Ligji i Lustracionit është vetëm hapi i pare, propozimi për ndalimin e partive që promovojnë ekstremizëm, i partive fashiste dhe komuniste dhe simboleve te tyre do jete hapi i ardhshëm.  Maxhoranca nuk do i pranoje? Do i drejtohemi popullit shqiptar’-përfundon Doda komentin e saj….

SHKARKO APP