Mesila Doda: Spiunët, sovjetët dhe terroristët e kuq, të largohen!

 poste të rëndësishme. Në profilin e saj Facebook, ajo iu drejtua në këtë mënyrë, njerëzve që po e përkrahin në këtë nismë: “Të dashur miq! Ju falënderoj nga zemra për mesazhet tuaja mbështetëse.  Asnjë shqetësim!!! Ligji për hapjen e dosjeve dhe lustracionin sot është në Kuvendin e Shqipërisë dhe do të mbrohet me çdo kusht nga deputetët dhe studentët e dhejtorit. Asnjë tërheqje! Spiunët, sovjetët dhe terroristët e kuq duhet të largohen se kanë çerek shekulli që i marrin frymën këtij vendi,” – shkruan Doda. Më tej ajo përmend 8 dhjetorin, ditën kur studentët e vitit ’90 u ngritën në një demonstratë historike, që solli më pas rrëzimin e regjimit.  – “Pas disa ditësh do kemi mundësi të festojmë së bashku 8 dhjetorin. Le ta kthejmë në njëditë reflektimi mbi të kaluarën dhe të gjejmë së bashku rrugën e së vërtetës, duke projektuar një të ardhme larg dhunës, paligjshmërisë, korrupsionit dhe klientelizmit. E ardhmja duhet të ndërtohet ndryshe!” – shprehet Mesila Doda. Për deputeten e djathtë janë shtuar zërat se do të thyejë bojkotin e Opozitës dhe do të rikthehen në parlament, por është paralajëmruar se në një rast të tillë, do të përjashtohet nga kjo forcë politike. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?