Mesila Doda: Të dalin jashtë ligjit partitë që promovojnë vlerat diktatoriale
“Situata me portretet e Enverit dhe thirrjet në mbështetje të emrit dhe veprës së tij kriminale kanë filluar të dëgjohen me fort e më të sigurta se më parë. Kjo situatë kërkon veprime konkrete:
1. Të dalin jashtë ligjit partitë që promovojnë vlera diktatoriale komuniste apo fashiste, apo të cdo lloji tjetër.
2. Të ndalohen simbolet e së kaluarës apo propaganda që mbështet dhe promovon vlera gjoja pozitive të kësaj periudhe.
3. Të hapen dosjet e komunizmit dhe njerëzit të mësojnë të vërtetën për njerëzit që voton apo ato që janë të emëruar në poste të larta.
4. Parlamenti i Shqipërisë të konstituojë një komision hetimor për të zbardhur krimet e Enver Hoxhës dhe rregjimit komunist dhe së bashku të gjitha krahët e politikës të dënojnë krimet e komunizmit dhe të heqin gjithë ofiqet dhe nderet për ish-diktatorin.
Shpresoj që kjo platformë e dekomunistizimit të mbështetet nga gjithë të rinjtë dhe intelektualët që nuk dëshirojnë që vendi i tyre të mbetet peng i së kaluarës.
Ne kemi nevojë për të vërteta, Shqipëria ka nevojë për të zbardhur historinë e saj dhe të reflektojë për gabimet dhe tragjeditë e së kaluarës”, shkruan deputetja demokrate Mesila Doda.