Meta: Ambasadorja e SHBA ka të drejtë, ka 4 vjet që bëhen lojëra me reformën në drejtësi

Presidenti Ilir Meta është pyetur sot për deklaratën e Ambasadores së SHBA lidhur me reformën në drejtësi.

“Ambasadorja e SHBA ka të drejtë, ka 4 vjet që po bëhen lojëra me zbatimin e reformës në drejtësi. Propozimi im me 14 pika synon të gjejë një zgjidhje për problemet që lidhen me integrimin në BE. E kam quajtur Këshilli Politik, mund t’i vënë çfarë do emri të duan. Qëllimi është se këto nisma nuk bëhen pa opozitën reale. Qëndrimet e mia kanë qenë të dokumentuara dhe diplomatët i kanë të njohura”,- tha ndër të tjera Presidenti Ilir Meta.

SHKARKO APP