Meta: Bashës i kërkova miratim të reformës, garantoj transparencë
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha se në takimin me Lulzim Bashën ka kërkuar miratimin sa më shpejt të reformës në drejtësi. Ai tha se është i hapur për dialog.
Ndërsa kryeopozitari Basha e ka njohur me të vetmen çështje që sipas PD e ndan me mazhorancën, atë të zgjedhjes së institucioneve të reja sipas rekomandimit 88 të opinionit të Venecias.
Meta po ashtu tha se i kishte kërkuar falje për gabimin në kalendarin e Kuvendit. Ai tha se takimin e kishte kërkuar edhe më Ramën, por Basha kishte kërkuar takim vetëm me të, pasi çështjet e diskutuar me Ramën ishin ezauruar.
Ilir Meta: I shpreha ndjesë për gabimin teknin në kalendarin e kuvendit dhe e sigurova për përkushtimin tim për të garantuar një proces dhe procedurë parlamentare dhe legjitime për miratimin e paketes kushtetuese te reformës në drejtësi si një proces madhor për të ardhemn e vendit.
I shpreha Bashës vlerësimin tim për angazhimin e opozitës për hartmin dhe mbështetjen që i ka dhënë reformës në drejtësi. I kam kërkuar mirëkuptimin për zhvillimin e procedurave parlamentar dhe përcaktimin e kaldendarit dhe miratimin e paketës kushtetuese sa më shpejt të refomës.
Basha më shprehur angazhimin e opozitës për miratimin sa më parë të reformës në drejtësi dhe më njohur me të vetmen çështje parimore, që sipas opozitës ndan palët në miratimin e draftit kushtetues, atë të formulës së zgjedhjeve të institucioneve të reja, e cila sipas qëndrimit të opozitës duhet bërë në përputhje me rekomandimin 88 të opinionit përfundimtar të komisionit të Venecias.
Në cilësinë e kryetarit të Kuvendit, mbetem i hapur për dialog me të gjitha palët me qëllim që të miratojmë sa më parë, me koherencë, me transaprencë reformën më themelore dhe më të rëndësishme për shtetin e së drejtës dhe të ardhmen europiane.
Përpara se t’i bëja ftesë, i kam telefonuar dhe ideja ime ka qenë për tu takuar dhe me Bashën dhe me Ramën dhe me përfaqëues të misioneve që na asistojnë për të dakordësuar kalendarin dhe për të shtyrë procesin sa më shpejt. Basha ka preferar që takimi të ishte me mua si kryetar i Kuvendit pasi ato që kish për të diskutar me Ramën i kishte diskutuar në tryezë me të.
Qëndrimi i PD pas takimit
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka përsëritur qëndrimin e opozitës për miratimin e reformës në drejtësi duke mos u kapur politikisht. Pas takimit me kreun e Kuvendit Ilir Meta
Basha tha se është gati të miratojë reformën në drejtësi, por duke zgjedhur institucionet e reja sipas rekomandimeve të ndërkombëtarëve.
Basha: Sot u takova me Ilir Metën për të diskutuar mbi ecurinë e reformës në drejtësi. Ashtu sikundër pata takimin me Ramën shpjegova qëndrimin e PD. Ne mbështesim reformën në drejtësi që do të pastrojë drejtësinë nga gjyqëtarët e korruptuar. Parakusht dhe i vetmi kusht për këtë do të mbetet moskapja e drejtësisë.
Ndaj sot, duke shprehur vlerësimin për këtë qëndrim të një procesi legjitim përsëris thirrjen për angazhim kurdoherë që pala tjetër të jetë e gatshme për të finalizuar të vetmen pikë që na ndan nga miratimi i draftit atë të zgjedhjes së organeve të rejave të drejtësisë. Qëndrimi ynë mbështetet në rekomandimet e Venecias në opinionin final të tij. Qëndrimi ynë është përqafimi i zgjedhjes së ofruar nga SHBA dhe BE, sa na takon ne e kemi thënë. Nëse pala tjetër nuk do ta kapë drejtësinë për ta vënë në shërbim të Shulazit dhe Habilajve, nëse duan një gjyqësor të pastër, pse nuk pranojnë zgjidhjen e ofruar nga Venecia.

Nëse përgjigja në kokën time është e njëjtë sic është në kokën tuaj sepse duan ta kapin politikisht, atëherë ju përsëris se PD nuk do të jetë pjesë e këtij procesi dhe do ti kundërvihet atij procesi dhe me cdo forcë demokratike si një tentative për të varrosur republikën e rrënuar nga krimi dhe korrupsioni. Por nëse duan ti tregojnë ndërkombëtarëve se nuk është në axhendën e tyre, bujrum zgjidhjen e keni gati, Venecia jua ka propozuar, ne jemi gati mbeteni të thoni ju vetëm po.
KOHA JONË SONDAZH

