Meta: Bashkëpunim i faktorit shqiptar për një Maqedoni Europiane

Pas takimit me kreun e BDI Ali Ahmetin kryeparlamentari Ilir Meta është shprehur se duhet të rritet bashkëpunimi i faktorit shqiptar në kuadër të një Maqedonie më Europiane.

Meta tha se më tepër sesa rezultati i zgjedhjeve në Maqedoni është i rëndësishëm zhbllokimi i krizës institucionale.

Meta: Më i rëndësishëm se çfardo lloj rezultati është stabiliteti i Maqedonisë, është zhbllokimi i kësaj krize institucionale përmes zgjedhjeve të fundit, që fatmirësisht u zhvilluan në një klimë pozitive dhe demokratike gjë që u vlerësua edhe nga ndërkombëtarët të cilën e kanë mbështetur Maqedoninë për të dalë nga kjo krizë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të ardhmen është e rëndësishme që ky proces të përfundojë në tërësinë e tij në mënyrën më demokratike. Me e rëndësishme është që Maqedonia të ecë përpara në zgjidhjen e problemit të emrit dhe përparimit të proceseve integruese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo që është e rëndësishme është që të drejtat e shqiptarëve të shënojnë një progres të dukshëm përmes një zbatimi sa më real edhe të vetë marrëveshjes së Ohrit.

Por mund tju them se e vetmja mbështetje jonë është vetëm për procese stabilizuese, demokratizuese europianisuese dhe kur vjen fjala për të drejtat e shqiptarëve për rritjen e bashkëpunimit mes faktorit shqiptar për të avancar të drejtat e tyre në kuadër të një Maqedonia më europiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?