Meta, bisedë telefonike me Fleckenstein: Roli juaj ka qenë vendimtar për konsensusin

Kryetari i Kuvendit,  Ilir Meta zhvilloi një bisedë telefonike me eurodeputetët, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein. Gjatë bashkëbisedimit meEduard Kukan, Kryetari Meta e falënderoi për rolin e Tij dhe të Partisë Popullore Europiane në miratimin e reformës në drejtësi.

Meta e vlerësoi konsensusin e arritur si vendimtar për suksesin e Reformës në Drejtësi. Eurodeputeti z. Eduard Kukan falënderoi Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta për konsensusin dhe theksoi se tashmë Shqipëria është më evropiane se dje. Kryetari i Kuvendit vlerësoi dhe rolin e eurodeputetit z. Knut Fleckenstein si vendimtar për arritjen e konsensusit. “Roli juaj ka qenë vendimtar për konsensusin. Mirënjohje për përkushtimin tuaj”, tha z. Meta. Eurodeputeti Fleckenstein u shpreh se Shqipëria ka tashmë një perspektivë evropiane të qartë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?