Meta: Bosnje-Hercegovina të ndryshojë qëndrimin ndaj njohjes së Kosovës

Puna e përbashkët Shqipëri- Bosnje-Hercegovinë, duhet të fokusohet në forcimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushat e energjisë, infrastrukturës, turizmit dhe bujqësisë. Kjo u theksua gjatë takimit që Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi dje me Kryetarin e Dhomës së Popullit të Bosnje-Hercegovinës, Ognjen Tadić. Meta shprehu mirënjohjen për pjesëmarrjen e delegacionit nga dhoma e lartë e Bosnje-Hercegovinës në Asamblenë Parlamentare të Mesdheut duke vënë në dukje domethënien e organizimit për herë të parë të PAM-it në një vend të Ballkanit. Duke biseduar mbi zhvillimet në rajon, Meta theksoi rëndësinë e avancimit me integrimin rajonal dhe avancimin e të gjithë vendeve të rajonit drejt integrimit të plotë euro-atlantik. Në këtë drejtim u ripërsërit kërkesa e palës shqiptare për ndryshimin e qëndrimit të Bosnje-Hercegovinës ndaj njohjes së Republikës së Kosovës, si një kontribut për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë. Kryetari i Dhomës së Popullit të Bosnje-Hercegovinës, Ognjen Tadić shprehu mirënjohjen dhe kënaqësinë për pjesëmarrjen në Asamblenë Parlamentare të Mesdheut në Tiranë dhe theksoi se Bosnje-Hercegovina e vlerëson mbështetjen e gjithanshme të Shqipërisë, si një vend që tashmë po njeh një zhvillim të dukshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?