Meta: Çdo kërkesë e drejtë, e mundshme dhe e arsyeshme e PD duhet plotësuar

Konferenca për shtyp e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta pas dorëzimit të progres-raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë nga Ambasadorja e BE-së, znj. Romana Vlahutin.

Është kënaqësi të ritakohemi pas paraqitjes që pata të progres-raportit të Komisionit Evropian nga ana e ambasadores të delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, znj. Romana Vlahutin.

Dhe njëkohësisht pas lajmit mjaft pozitiv, me të cilin janë njohur mbarë qytetarët tanë, lidhur me rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian, të prezantuar edhe nga Komisioneri Hahn, i cili është një lajm jashtëzakonisht pozitiv për të gjithë qytetarët e vendit tonë, të cilët e shohin edhe më të mundshëm dhe më të prekshme perspektivën e realizimit të aspiratës së tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky rekomandim pozitiv është fryt i të gjitha përpjekjeve dhe angazhimeve serioze të deritanishme të gjithë faktorëve politike në Shqipëri dhe natyrisht edhe i Kuvendit të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jam në veçanti i gëzuar që ky vlerësim pozitiv vjen sidomos edhe si rezultat i miratimit me konsensus nga Kuvendi i Shqipërisë i ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi.

Me këtë rast do të dëshiroja të bëja një falënderim të veçantë për angazhimin e palodhur të komunitetit ndërkombëtar për mbështetjen e deritanishme në përmbushjen e detyrimeve dhe të prioriteteve tona. Dita e sotme sjell padyshim më shumë optimizëm, por njëkohësisht edhe shumë më tepër përgjegjësi dhe detyrime për ne si përfaqësues të zgjedhur të popullit shqiptar në mënyrë që të përmbushim më mirë angazhimet tona për të ardhmen evropiane të vendit.

Sepse pas kësaj dite, pritmëritë e qytetarëve tanë, por edhe ato të partnerëve tanë ndërkombëtar janë edhe më të mëdha dhe kërkojnë akoma më shumë seriozitet dhe përkushtim nga ne për të përmbushur plotësisht pesë prioritetet kyçe. Veçanërisht për të treguar rezultate të dukshme dhe të shpejta në implementimi e reformës më të rëndësishme, asaj në drejtësi, si një nga sfidat kryesore në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por edhe si një nga rrugët më të rëndësishme për forcimin e shtetit ligjor në vendin tonë.

 

Pyetje nga gazetarët

 

  1. Meta, opozita thotë që nuk do të lejojë zhbërjen e reformës dhe e kundërshton ligjin e Vetting-un. Ndërkohë që Vetting-u është kusht i Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësimit. Cili është komenti juaj?

Unë besoj se Vetting-u është një proces që do të ndodhi së afërmi dhe besojmë se së shpejti Komisioni i Venecias do të shprehet apo do të rishprehet për këtë çështje. Më pas ne do të vazhdojmë me zbatimin e Vetting-ut si hapi i parë për vetë zbatimin e reformës në drejtësi, por edhe si një kërkesë tashmë e qartë e Bashkimit Evropian për të ecur drejt një date për çeljen e negociatave për anëtarësim.

Sa optimist jeni që Këshilli i Ministrave të BE-së në dhjetor do të mbështesë rekomandimin e Komisionit Evropian për çeljen e negociatave?

Është shumë e rëndësishme që është hedhur një hap mjaft pozitiv sot nga Komision Evropian. Natyrisht ky nuk është vendimi i fundit, do të duhet të merret dhe një vendim apo një qëndrim nga Këshilli i vendeve anëtare në dhjetor.

Ne jemi përsëri pozitivë dhe optimistë për një vendim sa më të drejtë, që vlerëson këtë progres të vendit tonë sikurse e nënvizon qartë edhe raport-progresi i Komisionit Evropian dhe natyrisht ne do të na duhet të dyfishojmë përpjekjet për të gjitha çështjet ku kërkohet edhe një angazhim edhe më i prekshëm.

Padyshim që Shqipëria është sot më afër se kurrë me BE-në por a mendoni se, duke marrë parasysh që zgjedhjet e ardhshme mund të jenë një test i rëndësishëm për procesin e integrimit, duhet pranuar kërkesa e opozitës për krijimin e një qeverie teknike për t’i hapur rrugë përgatitjes së zgjedhjeve dhe për t’i mbyllur rrugën kontestimeve për rezultatin e zgjedhjeve? Apo mendoni si Kryeministri, i cili tha se kjo mazhorancë është votuar nga shqiptarët dhe është e bashkuar deri në fund për të vijuar reformat?

Besoj se çdo kërkesë e drejtë, e mundshme, e arsyeshme dhe e realizueshme nga ana e opozitës, që ndihmon transparencën dhe integritetin e reformës zgjedhore dhe procesit zgjedhor duhet marrë në konsideratë dhe duhet bërë çdo përpjekje për ta realizuar atë. Lidhur me standardet e reformës zgjedhore, ne kemi kërkuar edhe asistencën e OSBE/ODIHR-it, që është mjaft e gatshme për të kontribuar në këtë drejtim.

Natyrisht që është tepër e rëndësishme që ne të përmirësojmë më tej kulturën tonë demokratike dhe të punojmë të gjithë për një klimë sa më të shëndetshme para-elektorale dhe zgjedhore. Ashtu siç është e rëndësishme edhe për të rritur më tej kredibilitetin e zbatimit të reformës në drejtësi një angazhim i plotë i të gjithë forcave politike për të respektuar legjislacionin për dekriminalizimin.

Faleminderit dhe urime mediave, sepse edhe ju keni kontributin tuaj në këtë drejtim.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?