Meta-Čomić: Bashkëpunimi konstruktiv mes Shqipërisë dhe Serbisë, i domosdoshëm

Meta rikonfirmoi vullnetin për forcimin e marrëdhënieve ndër-parlamentare mes Shqipërisë dhe Serbisë përmes grupeve reciproke të miqësisë dhe komisioneve parlamentare, duke shprehur njëkohësisht kënaqësinë për takimin që zhvilloi me kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Serbisë, Maja Gojković gjatë muajit të kaluar në Gjenevë.

Meta dhe Čomić ndanë bindjen e përbashkët se bashkëpunimi konstruktiv mes Shqipërisë dhe Serbisë është i domosdoshëm për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit tonë.

Në këtë kuadër u vlerësua vizita e pritshme e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Serbi si një kontribut pozitiv për perspektivën e përbashkët evropiane të të dy vendeve.

 

 

SHKARKO APP