Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Meta dekoron me “Mjeshtër i Madh” atletët Rauf Dimraj dhe Pavllo Mihali: Lartësuan imazhin e Shqipërisë

Politikë E premte, 25 Qershor 2021 18:01
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Ilir Meta dekoroi me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” sportistët rekordmenë Rauf Dimraj dhe Pavllo Mihali për kontributet e shkëlqyera dhe rezultatet e larta në atletikë.

Rauf Dimraj u dekorua nga Kreu i Shtetit “Në shenjë vlerësimi për kontributin e shkëlqyer në sportin e atletikës, si atlet kampion dhe rekordmen me Klubin Sportiv ‘Dinamo’ si dhe Ekipin Kombëtar. Me mirënjohje për trajnerin e Ekipit Kombëtar të atletikës me rezultate të larta në veprimtaritë ndërkombëtare si dhe hartues i platformës shkencore të edukimit fizik në Shqipëri.”;

Ndërsa zoti Pavllo Mihali “Në vlerësim për kontributin dhe talentin si atlet i spikatur i Klubit Sportiv ‘Tirana’ dhe Ekipit Kombëtar; i spikatur në garën e kërcimit me shkop; si dhe kampion dhe rekordmen për vite me radhë i dalluar nga rezultatet e shkëlqyera në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare.”

Në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar atletëve të dekoruar, familjarëve dhe kolegëve të tyre, presidenti i Republikës u shpreh se këto figura kanë qenë rekordmenë të shquar, që lartësuan imazhin e Shqipërisë në arenat sportive ndërkombëtare.

“E konsideroj privilegj dhe kënaqësi të nderoj dy personalitete të shquara të atletikës tonë, dy kampionë dhe rekordmenë të jashtëzakonshëm, që me rezultatet e tyre kanë ngritur prestigjin dhe dinjitetin e sportit tonë në botë. Dua t’ju shpreh mirënjohjen dhe t’ju falënderoj nga zemra, për gjithë arritjet tuaja në gjithë jetën tuaj sportive. Sfidat që keni përballuar kanë qenë mjaft emocionuese dhe të paharruara përpara opinionit sportdashës dhe rezultatet tuaja na bëjnë të ndjehemi krenarë edhe sot. Është kënaqësi të vlerësoj, atletin rekordmen të KS ‘Dinamo’, trajnerin e ekipit Kombëtar të Atletikës, zotin Rauf Dimraj, 22 herë kampion në vrapimet e mesme, 800mt, 1500mt, 4x400mt, kros 14.000mt.etj.

Dimraj është shpallur kampion në dy spartakiada kombëtare, rekordmen kombëtar dhe fitues i 8 garave ndërkombëtare me Ekipet Përfaqësuese, i cili gjithashtu ka qenë kryetrajner i Ekipeve Kombëtare. Zoti Dimraj ka punuar si bashkëpunëtor shkencor në Shkollën Italiane të Sportit dhe është vlerësuar për hartimin e platformës shkencore të edukimit fizik në vendin tonë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pavllo Mihali është një tjetër kampion absolut në kërcimin me shkop. Atlet i KS ‘Tirana’ dhe Ekipit Kombëtar, ai është i pari, që kaloi me sukses lartësinë e mbi 5 metrave. Pavllo Mihali ka 11 tituj kampionë në kërcimin me shkop, duke vendosur rekordin kombëtar me 5m 21cm.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai është fitues i Medaljeve të Artë në Spartakiadat Kombëtare dhe i 13 Kupave të Republikës.

Në vitet 1978 – 1982 fiton anketën e 10 sportistëve më të mirë të vendit.

Përfitoj nga ky rast për të falënderuar në veçanti familjet tuaj të nderuara, që kanë sakrifikuar aq shumë për sukseset tuaja dhe që ju i keni bërë krenar me rezultatet e arritura. Një mirënjohje të veçantë për të gjithë bashkëpunëtorët tuaj, me të gjithë ata që kanë punuar me ju, por edhe me të gjithë pas ardhësit tuaj në këto sporte, pasi ju jeni trajner dhe jeni tërë kohën në angazhim të plotë për të promovuar vlerat e sportit tek më të rinjtë.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

12 Nëntor 2026, 13:03
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

12 Nëntor 2026, 13:02

Dhe shpresoj që ky vlerësim që bëjmë sot duke nderuar me titujt ‘Mjeshtër i Madh’ këta dy sportistë të mëdhenj, këto dy legjenda të atletikës sonë, jo vetëm të na shërbejë për të vlerësuar arritjet e dikurshme, që janë ende prezentë në këtë sport, por sidomos për të nxitur edhe më tej vëmendjen për mbështetjen e atletikës në të gjitha disiplinat, pasi dihet që atletika është mbretëresha e sporteve dhe është baza e të gjithë sporteve të tjera.

Edhe njëherë urime për sukseset e shkëlqyera, shëndet dhe mbarësi në familjet tuaja dhe suksese atletikës dhe sportit tonë në të ardhmen!”, -tha Meta.

Etiketat e lidhura

dokoronmeta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 3 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 4 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 4 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 4 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 8 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

2 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 4 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 3 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 7 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.