Meta: Do t’i kërkoj BE hetim për reformën në drejtësi

Presidenti Ilir Meta deklaroi se do të kërkojë hetim ndërkombëtar nga BE për mënyrën sesi është zbatuar reforma në drejtësi dhe sesi është shkelur Kushtetuta e Shqipërisë. Në konferencën për mediat, kreu i shtetit deklaroi se platforma që ka propozuar prej 14 pikash u është dorëzuar diplomatëve dhe Edi Ramës që më 8 prill.

Presidenti Ilir Meta është pyetur sot për deklarata e Ambasadores së SHBA lidhur me reformën në drejtësi.

“Kur kam parasysh këshillin politik, jo vetëm atë të reformës Zgjedhore. Thelbi është gjithpërfshirja, gjithë çështjet që kërkon BE duhet përfshirë opozita reale, prandaj janë vënë këto kushte. Sa më takon mua, u kam katër vjet që u them stop lojërave në drejtësi dhe ambasadorja ka shumë të drejtë, që shohim vetëm lojëra. Këtë e tregoi renditjet e Shqipërisë, e tregojnë kushtet. Aktorët politik kanë luajtur me këto çështje. Presidenti nuk është aktor politik por kryetar i shtetit, nuk ka surprizuar askënd me veprimet e tij, as ndërkombëtarët se gjithçka ka qenë e mirë menduar. Do i kërkoj BE-së hetim për situatën e Reformës në drejtësi”,- tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?