Meta: Edhe unë jam objektiv i disa gangsterëve lokalë e ndërkombëtarë

Presidenti Ilir Meta bëri një tjetër deklaratë të fortë gjatë intervistës së tij në Syri TV. Kreu i shtetit foli për armiq të Shqipërisë, sipas tij ca gangsterë lokalë dhe ndërkombëtarë duan përgjakjen e Shqipërisë.
Sipas tij, një objektiv i tyre është edhe vetë ai.

Meta: E shpreh forcën atëherë kur duhet dhe nuk mund të provokohem si pak ditë më parë, kur duan armiqtë e Shqipërisë. Ca gangsterë lokalë dhe ndërkombëtare. Një objektiv i këtyre armiqve të Shqipërisë është edhe Ilir Meta, jo si individ por për qëndrimet e mia për çështjen e Kosovës, stabilitetin e rajonit. E kanë kënaqësi të vriten shqiptarë dhe me gjakun e tyre të vendosin një regjim diktatorial.
Bejtja: Mund t’ju vemë emra?
Meta: Do t’ju them edhe më shumë. A ju thashë se po nuk pati zgjedhje më 30 qershor, nuk ka negociata? E patë si u shtuan kushtet? Nuk ua them dot të gjitha. Unë nuk jam si Monika që e ka personale, unë e kam kombëtare, kushtetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?