FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta hap shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi

Në Kuvendin e Shqipërisë sot hidhet shorti për përzgjedhjen e përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, 9 anëtarë nga 52 kandidatë të propozuar nga 4 institucione të larta.

Mbledhjen e ka drejtuar Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, që ka njoftuar hedhjen e shortit dhe ka ftuar Sekretaren e Përgjithshme të Kuvendit, znj.Albana Shtylla, që të shpjegojë procedurat.

Në hedhjen e shortit kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit e grupeve parlamentare dhe të disa institucioneve, si nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme, Avokati i Popullit (Igli Totozani qe personalisht i pranishëm) ndërsa KLD-ja kishte njoftuar se nuk do të dërgonte përfaqësues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hedhja e shortit u ndoq nga përfaqësuesit e ambasadave dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë në vendin tonë. Shorti nisin me zgjedhjen e dy anëtarëve të përhershëm nga lista e kandidatëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përfaqësuesja e PS-së, Vasilika Hysi, bëri vërejtje se shorti po hidhen në kushtet kur listat e kandidatëve nuk ishin publikuar sipas ligjit nga institucionet përkatëse, që duhet t’i bënin transparente. Sipas Hysit, 5 magjistratë qenë përjashtuar, ndaj duhej të publikohej lista e kandidatëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?