Meta inaguron rikthimin e “5 heronjve të Vigut”: Iu kthyem dinjitetin heronjve dhe Luftës Nacional-Çlirimtare
Meta tha se Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare nuk ishte vepër e asnjë individi të caktuar dhe se çdo përpjekje për t’u kapur pas ndonjë figure të caktuar për të dëmtuar vlerat e kësaj lufte është e dështuar.
“Siç e shikoni këtu nuk ka asnjë portret. Ka një monument të pesë djemve nga më të mirët e Shkodrës, të Lezhës dhe të Mirditës dhe e theksoj edhe një herë tjetër që Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare nuk ka qenë vepër e asnjë individi të caktuar. Ka qenë vepër e mbarë popullit shqiptar, e mijëra dëshmorëve të atdheut dhe ne në këtë 70- vjetor kujtojmë dhe nderojmë veprën e tyre të shkëlqyer dhe të pavdekshme. Çdo përpjekje për t’u kapur pas një figure apo një ideologjie të caktuar për të dëmtuar vlerat e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, është e dështuar".
Më pas, Kryetari i Kuvendit dhe deputetët që e shoqëronin vizituan familjen e Ahmet Haxhisë, një prej “5 heronjve të Vigut”.
E motra e Heroit Ahmet Haxhia, Xhuhere Mushani vlerësoi rolin Kryetarit të Kuvendit dhe angazhimin institucioneve shqiptare për të rikthyer në vend dinjitetin e atyre që dhanë jetën për lirinë e atdheut.
“U kthye dinjiteti. Kanë punuar shumë mirë dhe kanë bërë një mrekulli dhe do t’i kujtojmë gjithmonë me krenari. Kjo ishte një dhuratë e mrekullueshme, ka qenë fjala e Meta. Shumë faleminderit që kanë bërë këtë gjë të mundur”, tha Xhuhere Mushani.
Në nderim të veprës së “5 heronjve të Vigut”, Kryetari i Kuvendit vendosi një kurorë me lule pranë monumentit.
KOHA JONË SONDAZH

