Meta inauguron hidrocentralin në zonën e Skraparit
Të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishin Ambasadori i Italisë në vendin tonë z. Massimo Gaiani,Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, z. Edmond Panariti, Ministri i Drejtësisë, z. Nasip Naço, deputetë të Qarkut të Beratit, Kryetari i Bashkisë së Çorovodës, z. Nesim Spahiu.
Kryetari i Kuvendit preu dhe shiritin e inaugurimit të “HEC Vlushë”, i cili do të ndikojë në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike të gjithë zonës.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta falënderoi investitorët për realizimin e këtij projekti në fushën energjitike, duke shprehur bindjen se HEC-i do të sjellë më shumë shpresë dhe rritje të punësimit për banorët nëÇorovodë.
“Mendoj se fjalimet e gjata janë të pakuptimta përpara një vepre kaq konkrete, kaq domethënëse. Kështu që falënderimetmë të përzemërta për Reoland Jegenin dhe në mënyrë të veçantë partnerëve të tij italianë dhe Bankës Kombëtare Tregtare që e mbështeti këtë projekt pasivështirë dhe për mua për ta imagjinuar përpara disa vitesh që do të vinte një ditë e tillë, që të inauguronim një projekt të këtyre standardeve në fushën e energjisë dhe kjo është në radhë të parë falë besimit të Reolandit dhe të partnerëve italianë dhe të bankave që i mbështetën në suksesin e këtij projekti që ne kemi fatin ta prekim sot me dorë. Është një mundësi e shkëlqyer, jo vetëm për të sjellë më tepër energji të pastër në sistemin tonë energjitik, por për të sjellë edhe më shumë shpresë, për të ardhmen e banorëve dhe të komunitetit të mrekullueshëm të Skraparit, duke besuar se projekte të tjera do të shtohen në këtë zonë ,që tërriten edhe mundësitë e punësimit, mundësitë e zhvillimit dhe do të përmirësohet standardi i jetesës”, theksoi z. Meta.
Kryetari i Kuvendit falenderoi dhe Ambasadorin italian në Tiranë, Massimo Gaianipërmbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij për zonën dhe qytetarët e Skraparit.
“Një falënderim të përzemërt për Ambasadorin Gaiani dhe për mbështetjen e jashtëzakonshme që Italia i jep Shqipërisë, por edhe për mbështetjen e tij dhe të Ambasadës së Italisë për popullin e Skraparit dhe për këtë rajon. Është hera e dytë që ai viziton Skraparin , merr pjesë në këtë inaugurim kupartnerët italianë kanë një kontribut madhor. Prandaj suksese Reoland Jegenit, suksese partnerëve të tij italianë. Ata janë më shumë se qytetarë nderi nga dita e sotme nëÇorovodë. Më pëlqeu shumë ajo që z. Fasus Shnider tha që mbi të gjitha është krijuar një miqësi e madhe. Dhe Skrapari mbahet në Shqipëri si një zonë ku njerëzit janë shumë miqësorë dhe janë njerëz të besës. Kështu që jam i bindur se edhe ju nuk do të zhgënjeheni për këtë investim të guximshëm, por edhe të mençur qëkeni bërë”, tha z. Ilir Meta.
Kryetari i Bashkisë sëÇorovodës, Nesim Spahiu u shpreh se ky investim do të ketë një ndikim të madh për përmirësimine furnizimit me energji elektrike të zonës.
“Hidrocentrali elektrik qëne inaugurojmë sot është investimi më i rëndësishëm në fushën e energjisë së rinovueshme në Skrapar. Ky investim me kapital të përbashkët italo-shqiptar do të ketë një ndikim të madh me futjen e tij në rrjet pasi do të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me energji të zonës. Skrapari është një zonë me rezerva të mëdha hidrike të cilat kohët e fundit kanë tërhequr vëmendjen e sipërmarrësve vendas dhe të huaj duke investuar kapitalet e tyre. Investimi qeveritar, për ndërtimin e linjëssë furnizimit me energji elekrike Uznovë – Çorovodë me fuqi elekrrike 110 KW do të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me energji të zonës si dhe do të eleminojë difektet në rrjet”, tha z. Nesim Spahiu.
Kryetari i Bashkisë garantoi për mbështetje të vazhdueshme të pushtetit vendor për të gjtihë investitorët në këtë zonë.
“Pushteti lokal do të jetë i ndjeshëm dhe do të mbështesëçdo investitor si vendas, ashtu dhe të huaj që do të investojë nëkëtë zonë në fushëne energjisë së rinovueshme, në respekt të normave ambientale, pa dëmtuar ekosistemin e zonës”, tha z. Spahiu.
Në emër të partnerëve të huaj që morën pjesë në realizimin e këtij projekti në fushën energjitike, z. Fausto Schneider falënderoi Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe të gjithë ministrat që e shoqëronin si dhe autoritetet vendore që kanë qenë gjithmonëmbështetës për këtë investim.
“Ne jemi shumë krenarë për këtë investim, për suksesin e këtij investimi, por edhe për ju që të ndiheni krenarë për një impiant që mund të prodhojë energji për vendin tuaj dhe që kjo mund t’i japë një impuls ekonomisë së Shqipërisë”, tha z.Schneider.
Projekti “HEC Vlushë” shtrihet pranë monumenteve të natyrës dhe historisë mbi luginën e Përroit tëÇorovodës në respekt të plotë me ambientin. Realizimi i tij u krye falë besmit tek ky projekt dhe këmbënguljes së bashkëpunimit italo-shqiptar midis Ana Energjia dhe Roen shpk dhe me mbështetjen financiare të BKT. Për ndërtimine këtij projekti janë punësuar mbi 300 punonjës duke dhënë një impuls tepër pozitiv edhe në uljen e papunësisë së kësaj zone. Investimi në total arrin vlerën 16 milionë euro.