Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, GJKKO shtyn seancën për javën e ardhshme

Këtë të premte, në orën 10:00, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) u zhvillua një seancë me dyer të mbyllura për ish-presidentin Ilir Meta. Ai, përmes avokatëve të tij, kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të lehtë, duke argumentuar se SPAK nuk i ka komunikuar zyrtarisht përfundimin e hetimeve.

Seanca u shty pasi u pranua kërkesa që çështja e masës së sigurisë të shqyrtohet nga gjyqtari i hetimeve paraprake, Erjon Bani. Seanca e radhës pritet të zhvillohet javën e ardhshme.

Meta nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga avokatët Kujtim Cakrani dhe Dylejman Karaj. Nga ana e SPAK, në seancë mori pjesë Alfred Shehu, në mungesë të prokurorëve të çështjes Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, u tha gazetarëve se sot mungonin edhe prokurorët e çështjes, Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Do të thotë që nuk është kompetencë e një gjyqtari tjetër për të gjykuar këtë çështje. Duhet të jetë patjetër gjyqtari i hetimit paraprak. Si detyrim ligjor duhet të jetë në seancë që të dëgjojë pretendimin e avokatëve. Kjo është arsyeja pse kemi shtyrë seancën. Nuk mundet që një gjyqtar tjetër të futet në një çështje. Jemi në pritje, kur të kthehet nga pushtimet zoti Çela do zhvillojmë seancën siç e parashikon ligji procedural dhe ligji i Gjykatëqs së Lartë”, tha Cakrani.

Mbrojtja theksoi se rreziku për prishjen e provave nuk ekziston më, pasi hetimi është mbyllur dhe dosja është dërguar në gjykim. Si alternativë, avokatët propozuan bllokimin e pasaportës së ish-presidentit për të parandaluar largimin nga Shqipëria.

Ata paralajmëruan se procesi do të zhvillohet në formën e zakonshme dhe jo të shkurtuar, çka mund të zgjasë gjykimin. Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024 dhe që prej asaj kohe ndodhet në paraburgim me masën “arrest në burg”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?