Meta krah Presidentit slloven: Qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me BE

Gjatë takimit me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, vend që merr presidencën e BE-së në korrik, kreu i shtetit, Ilir Meta tha se qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me BE. ”Të njëjtin qëndrim më shprehu sot edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, me të cilin gjithashtu nënvizuam rëndësinë e vijimit të dialogut Kosovë-Serbi për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe reciprokisht të pranueshme nga të dyja palët, që do të përshpejtonte proceset integruese të këtyre vendeve”,-shkruan Meta në facebook.

Postimi i plotë

Qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian.

Të njëjtin qëndrim më shprehu sot edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, me të cilin gjithashtu nënvizuam rëndësinë e vijimit të dialogut Kosovë-Serbi për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe reciprokisht të pranueshme nga të dyja palët, që do të përshpejtonte proceset integruese të këtyre vendeve.

E ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është ndryshimi i kufijve por heqja e tyre si në vetë Bashkimin Europian, nëpërmjet bashkëpunimit më të ngushtë rajonal dhe të distancimit nga e kaluara e hidhur.

SHKARKO APP