Meta: Kuvendi duhet të vetë shpërndahet. Presidenca nuk është mur, por kala në mbrojtje të Kushtetutës
Presidenti Ilir Meta deklaroi sot në “Euronews Albania” se ky Kuvend është ilegjitim dhe duhet të shpërndahet.
Kreu i shtetit shtoi se Presidenca do të jetë një kala në mbrojtje të Kushtetutës. “Kuvendi duhet të vetë shpërndahet. Nuk ofron asnjë garanci për funksionimin normal të institucioneve. Ky është një Kuvend ilegjitim. Ju garantoj se Presidenti nuk është mur, por është një kala në mbrojtje të Kushtetutës dhe nuk ka as ndonjë vagabond ndërkombëtar që mund ta vejë këtë në diskutim”,- tha ndër të tjera Presidenti Meta.
KOHA JONË SONDAZH

