Meta, LSI e gatshme për çdo model që ka konsensus

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mbodhi të martën kryesinë e kësaj partie për ti njohur me ecurinë e deritanishme të përpjekjeve për miratimin e reformës në drejtësi . Meta tha se LSI është e vetmja forcë politike që ka treguar koherencë të plotë për reformën në drejtësi . “Për LSI-në reforma në drejtësi është jo vetëm domosdoshmëri, por gjykojmë se është e vonuar”, deklaroi Meta. Sipas tij, forca politike që ai përfaqëson do të votojë çdo reformë sipas standardeve të Venecias, madje dhe çdo reformë që vjen nga konsensusi PS-PD.

Gjithashtu ai sqaroi se përfaqësimi politik do ti delegohet nga sot e në vazhdim Petrit Vasilit. Pra të gjitha qendrimet e partisë në lidhje me reformën në drejtësi nga sot e në vazhdim do ti bëjë Vasili. “Kompetencat për përfaqësimin politik të LSI ia kaloj nga sot e në vazhdim Petrit Vasilit lidhur me reformën në drejtësi. Nga sot unë do të 礜as vetëm si Kryetar i Parlamentit”, tha Meta

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?