Meta: Lufta nuk mund të identifikohet me një individ, cilido qoftë ai

Më pas, ai mbajti edhe një fjalë përshëndetëse gjatë aktivitetit të zhvilluar me këtë rast në Pallatin e Kulturës, ku u shpreh se vlerat më të rëndësishme të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare qëndrojnë në rikthimin e pavarësisë dhe sovranitetit të popullit tonë.

“Jemi krenarë për 29 Nëntorin e viti 1944, sepse pa atë nëntor të 1944-s nuk do të festonim as 28 Nëntorin e Ismail Qemalit. Këtu qëndrojnë edhe vlerat më të rëndësishme të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, pikërisht pra në rikthimin e pavarësisë dhe sovranitetit të popullit tonë, të vendit tonë, në mbrojtjen e shtetit që u krijua me sakrificat e gjithë atyre patriotëve, që me në krye Ismail Qemalin shpallën pavarësinë më 28 Nëntor”, tha Kryetari i Kuvendit, i cili theksoi e ne duhet të jemi krenarë, sepse u çliruam nga partizanët tanë dhe sepse ditëm të orientohemi si popull dhe si komb në një moment mjaft të vështirë kur popuj dhe vende të tjera nuk arritën dot të orientoheshin në rrugën e drejtë, por ranë viktimë e një rruge të gabuar.

“Ndaj ne përulemi sot me nderim përpara heroit të Lezhës dhe gjithë Shqipërisë, Hydajet Lezhës, të gjithë heronjve të Vigut dhe të gjithë dëshmoreve dhe dëshmorëve të Lezhës dhe të gjithë Shqipërisë”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit deklaroi se ne jemi krenarë që si vend anëtar i NATO-s luftojmë për të mbrojtur vlerat më të mira të njerëzimit dhe për të forcuar paqen e mirëbesimin që janë kushtet kryesore për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe për mirëqenien dhe begatinë e qytetarëve tanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Meta u shpreh ndërkaq, se vlerat e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare mbeten gjithmonë aktuale e në shërbim të së ardhmes dhe se kjo luftë nuk duhet të identifikohet me një individ të caktuar cilido qoftë ai.

“Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare nuk mund të identifikohet me asnjë individ të caktuar cilido qoftë ai, sepse ajo ishte një luftë mbarëpopullore, ishte një luftë mbarëkombëtare, ishte një luftë që përfshiu të gjitha krahinat e Shqipërisë, që i bashkoi të gjithë në thirrjen e Konferencës së Pezës, pa dallim feje, krahine dhe ideje. Dhe ky mesazh bashkimi dhe patriotizmi është i gjallë edhe sot si asnjëherë tjetër aq më tepër në Lezhën e Besëlidhjes, që këto mesazhe i dha disa qindra vjet më parë në drejtimin e Gjergj Kastriot Skënderbeut”, tha ndër të tjera Kreyatri i Kuvendit, Ilir Meta.

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?