Meta: Marrëdhëniet me Arabinë, të ngrihen në nivelin e miqësisë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Ambasadorin e ri të Arabisë Saudite në Shqipëri, Talat Salem Radwan të cilit i uroi mirëseardhjen në vendin tonë dhe suksese në detyrën e re.

Fillimisht, Meta i ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Tij Mbretit Abdullah bin Abdulaziz Al Saud të Arabisë Saudite, kujtimi i të cilit përfaqëson një gur solid stabiliteti, sigurie e paqeje në Lindjen e Mesme e më gjerë.

Duke vlerësuar marrëdhëniet e ngrohta që ekzistojnë mes dy popujve dhe mes dy vendeve, Kryeparlamentari Meta shprehu vullnetin për intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar përmes grupeve të miqësisë dhe shkëmbimeve të nivelit të lartë politik, duke nënvizuar se marrëdhëniet dypalëshe duhet të ngrihen në nivelin e miqësisë së shkëlqyer që ekziston mes dy popujve tanë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambasadori i Arabisë Saudite në Shqipëri, Talat Salem Radwan shprehu kënaqësinë e fillimit të detyrës së tij në Shqipëri dhe përcolli përshëndetjet më të ngrohta të Kryetarit të Parlamentit të Arabisë Saudite Dr. Al-Sheikh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ambasadori Talat Salem Radwan e siguroi Kryetarin e Kuvendit  se me mbështetjen e autoriteteve të të dy vendeve, Ambasada do të punojë për forcimin konkret të marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?