Meta: Marrëveshje duhet në favor të qytetarëve e jo të dyshes Rama-Basha

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur mbrëmë për një marrëveshje të mundshme mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha. Kreu i shtetit thotë se është përpjekur vazhdimisht për t’i ulur të dyja palët për të bërë marrëveshje duke kujtuar rastin e ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi. Meta shton se ka bërë përpjekje për të ulur palët në tryezë.

“Gjithë këtë periudhë kam insistuar përsëri për një bashkëpunim, për një marrëveshje, jo thjesht midis Ramës dhe Bashës, por midis pozitës dhe opozitës dhe kjo gjë nuk ka ndodhur çuditërisht, sepse të dyja palët kanë vendosur kushte jo të arsyeshme.

E para, zoti Rama ka thënë që nuk shtyjmë datën 30 qershor, ndërkohë që opozita kishte dalë nga parlamenti. Atëherë se për çfarë do dialogonte opozita kjo dukej qartë që e bënte të pamundur një dialog real nga pozita të pranueshme. Zoti Basha ka pasur ato kushtet e tij që nuk e njihte, nuk e pranonte zotin Rama, dhe mua kjo më është dukur e papranueshme” – tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë, i kam bërë të gjitha përpjekjet e mia dhe do t’i bëj dhe të jeni të sigurt që nuk ekziston një shqetësim i imi në rast se do të ketë një marrëveshje Rama-Basha. Por absolutisht, që qytetarët shqiptarë janë mjaft të vëmendshëm që çdo marrëveshje në të ardhmen të mos riprodhojë krizë, por të garantojë një reflektim të dy palëve dhe ajo që është më e rëndësishme t’u kthejë atyre sovranitetin” – e mbyll Meta

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?