Ilir Meta: Me Edi Ramën nuk ka më koalicion, Bashës i jap 72 orë afat

Ish-kreu i LSI-së dhe presidenti i zgjedhur Ilir Meta tha në studion e emisionit “Të paekspozuarit” se ka një diferencë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.
I pyetur nga gazetarët në studio, Meta tha se me Partinë Socialiste mund të ketë një koalicion qeverisës pas 25 qershorit, por pa Ramën kryeministër.
Ndërsa në krahun tjetër Meta i dha Bashës edhe 72 orë kohë të kthehet te idetë e çadrës në mënyrë që mes PD dhe LSI të ketë një mundësi bashkëpunimi.
Duke iu referuar marrëveshjes Rama-Basha, Meta thotë se të dy kanë vendosur të eliminojnë zgjedhjet.
“Rama kërkon të eliminojë zgjedhjet e lira. Pasi mori kreun e opozitës në errësirë bëri marrëveshje si të pushtojë televizionet, si të frikësojë qytetarët shqiptarë që të mos votojnë asnjë parti tjetër. Ngriti një task forcë që vepron në errësirë”, – tha ai.
Presidenti i zgjedhur Ilir Meta bëri edhe një deklaratë të fortë, kur tha se qëllimi i Rilindjes është zhbërja e Partisë Socialiste.
“PS është viktima e parë e Rilindjes dhe mavisë. Ka shpallur zhbërjen e PS. Çfarë thotë ky, që PS s’ka as histori, as flamur, se ky thotë në 27 vjet s’është bërë asgjë”,– shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?