Meta merr mesazh nga Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave në Kongresin Amerikan

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta ka marrë një mesazh nga Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave në Kongresin Amerikan, z. Pete Sessions, i cili shpreh vlerësimet e tij për Kuvendin e Shqipërisë dhe popullin shqiptar për miratimin me unanimitet të Reformës në Drejtësi dhe përshëndet përpjekjet e z. Meta për të punuar me të gjitha palët në Kuvendin e Shqipërisë, përfshirë dhe opozitën, për përmbylljen me sukses të kësaj reforme historike.

Kryetari Sessions thekson se një sistem drejtësie i drejtë dhe i paanshëm, i mbështetur mbi një proces të pavarur dhe profesional Vetting-u, si dhe një sistem i ri i praktikave dhe procedurave të zbatimit të ligjit janë një shenjë e angazhimit të Shqipërisë për reforma dhe stabilitet.

Kryetari Sessions shprehet me tej se ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e modeluar sipas standardeve të Byrosë Federale të Hetimit në SHBA është edhe një moment krenarie personale, pasi babai i tij ka shërbyer si drejtor i FBI-së nën administratat e Presidentëve Regan dhe Bush i vjetri.

Swiss Digital Desktop Reklama

DSC00112

Swiss Digital Mobile Reklama

Si vende anëtare të NATO-s, vijon Kryetari Sessions, SHBA dhe Shqipëria punojnë së bashku në shumë çështje kritike të sigurisë dhe se Shqipëria kontribuon si një partner strategjik në luftën e përbashkët kundër terrorizmit.  Vendet tona ndajnë qëllime të përbashkëta për stabilitetin dhe sigurinë, demokracinë dhe zhvillimin ekonomik dhe angazhimi ynë i përbashkët është çimentuar nga marrëdhëniet mes popujve tanë, çka do të sigurojë një partneritet edhe më të madh në vitet që do të vijnë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?