Meta, mesazh në Ditën e Dëshmorëve: Atdheu na duhet që të jetojmë të lirë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë në Gosë të Rrogozhinës ku ka vendosur kurora me lule në nderim të Heronjve të Popullit Margarita dhe Kristaq Tutulani në ditën e Dëshmorëve.

“Sot në Ditën e Dëshmorëve në Gosë të Rrogozhinës vendosëm kurora me lule në nderim të Heronjve të Popullit, Margarita dhe Kristaq Tutulani.

Ekzekutimi i tyre mizor nga pushtuesi ishte një përpjekje e dëshpëruar për të trembur rininë anembanë vendit për t’ju bashkuar Luftës Antifashiste për Liri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne do t’i kujtojmë gjithmonë me nderim dhe dashuri për sakrificat më sublime që ata bënë dhe kurrë nuk do e harrojmë porosinë e Margaritës se: Atdheu na duhet që të jetojmë të lirë”, shkruan Meta në mesazhin e tij për Ditën e Dëshmorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?