Meta nderon ushtarin e Gardës: “Ti do jesh ushtari i dytë në mbrojtje të Republikës, ushtari i parë do jem unë”

Presidenti Ilir Meta, para prononcimit për gazetarët, ka bërë një gjest jo shumë të zakonshëm.

Ai ka nderuar ushtarin e Gardës së Republikës që kryen shërbimin në institucionin e Presidentit.

Mësohet se Presidenti Meta ia tha: “Ti do jesh ushtari i dytë në mbrojtje të Republikës, se ushtari i parë do jem unë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë më parë zëdhënësi Blushi deklaroi ndër të tjera se: “Presidenti Meta kudo që të jetë, në zyrë apo jashtë saj, do të jetë në krye të detyrës, dhe është i bindur se populli shqiptar do t’i përgjigjet ÇDO THIRRJE DHE DEKRETI TË TIJ NË MBROJTJE TË REPUBLIKËS DHE RENDIT KUSHTETUES. Sqarojmë për të gjithë shqiptarët se z.Meta, jo vetëm është plotësisht i ndërgjegjshëm për përgjegjësitë e Tij Kushtetuese, si Kryetar i Shtetit, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, por mbi të gjitha ai ËSHTË DHE DO TË JETË NË RAST NEVOJE USHTARI I PARË NË MBROJTJE TË REPUBLIKËS DHE KUSHTETUTËS”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lexoni edhe…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?