Meta në fshatin Bubq: Koha për të përballuar sa më mirë emergjencën (VIDEO)
Politikë E Diel, 1 Dhjetor 2019 14:39
Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot fshatin Bubq në Fushë-Krujë. Ky fshat është një ndër më të dëmtuarit nga tërmeti, ndërsa kreu i shtetit shprehet se tani është koha për të përballuar sa më mirë emergjencën.
“Pasojat e tërmetit në Bubq janë tronditëse, por fatmirësisht pa jetë të humbura. Tani është koha për të përballuar sa më mirë emergjencën, deri në rivendosjen e normalitetit të plotë!”, shkruan Meta në një postim në Facebook.