Meta në Lushnjë
“I lumtur që sot të rikthehesha në Lushnjë si 20 vite më parë kur bëmë takimin e parë publik të LSI-së.
Lushnja dhe e gjithë Myzeqeja do të jenë përfituesit e padiskutueshëm të Programit tonë me 5 Prioritetet madhore.
Mbështetja e madhe e tyre për Programin tonë për bujqësinë dhe ushqimin na shton motivimin për t’i mbështetur fuqishëm që të prodhojnë, konkurrojnë dhe fitojnë për të qënë pronarë dhe sipërmarrës në vendin e tyre dhe jo yzmeqarë në vendet e tjera sepse “Rilindja” synon shkatërrimin e prodhuesve dhe favorizon importet”- shkruan Ilir Meta.