Meta në Marok: Bashkëpunim në fushën e energjisë

Kryetari i Kuvendit Meta u shpreh se duke marrë në konsideratë kapacitetet dhe nevojat respektive të të dy vendeve në burime natyrore dhe energjetike, ekziston një potencial i madh për rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë. Ministri Aamara, duke bërë një prezantim të situatës energjetike dhe strategjisë së qeverisë për ta kthyer vendin në një kryqëzim energjetik, u shpreh se Maroku është i gatshëm të bashkëpunojë me Shqipërinë, si përmes shfrytëzimit të kapaciteteve ekzistuese natyrore, ashtu edhe në kuadër të avancimit të teknologjive të reja.

Meta theksoi se gjatë kësaj vizite në Marok, ka shprehur mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë për intensifikimin e shkëmbimeve mes dy qeverive, duke inkurajuar në veçanti thellimin e kuadrit ligjor midis dy ministrive respektive të energjisë në funksion të diversifikimit të tregut energjetik në pellgun e Mesdheut dhe përfitimit të rezervave natyrore reciproke.

Në përfundim, Meta dhe Aamara nënvizuan rëndësinë e shkëmbimit të eksperiencës dhe paketave legjislative në drejtim të shpërndarjes së energjisë, menaxhimit të ujërave, burimeve natyrore dhe mbrojtjes së mjedisit, duke i shërbyer kështu zhvillimit ekonomik të të dy vendeve.

SHKARKO APP