Meta në Samitin e Këshillit Atlantik për Energjinë dhe Ekonominë

 

Me ftesë të Presidentit të Këshillit të Atlantikut, Frederick Kempe, Kryetari i  Kuvendit, z. #Ilir_Meta, mori pjesë në Samitin e Këshillit Atlantik për Energjinë dhe Ekonominë që zhvillohet në Stamboll gjatë datave 18-20 nëntor. Gjatë punimeve të këtij Samiti,Ilir Meta u takua me personalitete të politikës ndërkombëtare, përfaqësues të qendrave studimore dhe të biznesit, pjesëmarrës në këtë aktivitet.

Gjatë fjalës së tij,Meta u shpreh: “Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit janë një urë strategjike që lidh burimet dhe tregjet ekonomike dhe energjetike mes lindjes dhe perëndimit. Me rëndësi janë qasjet dhe strategjitë e përbashkëta që garantojnë investime dhe që rrisin ndërlidhjen mes vendeve dhe rajoneve, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm, thithjes së investimeve të huaja në sektorët strategjik dhe rritjes së konkurueshmërisë në tregjet globale”!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?