Meta: Në Shqipëri kemi probleme me radikalizmin politik

Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, në takimin ndërombëtar të Komitetit të Monitorimit të PACE-s deklaroi se Shqipëria është shembull për abshkëjetesen shqiptare. Më tej z.Meta tha se “në Shqipëri nuk ka pasur probleme me radikalizimin fetar, por ne kemi disa probleme me radikalizimin politik”.

Ai vërejti se “sfidën e parë e kemi fituar dhe besoj se do ta fitojmë dhe sfidën e dytë, sepse ekstremet dhe radikalizimi i çdo lloji është mjaft i rrezikshëm dhe këtë e tregojnë zhvillimet kudo në botë. Ndaj bashkëjetesa është me rëndësi.”

Deklarata u bë në Komitetin e Monitorimit të PACE në Tiranë, ku Meta vlerësoi bashkëjetesën fetare në vend dhe shembullin e saj për rajonin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në Shqipëri është shumë e rrallë pyetja se cilit besim i përket. Në Shqipëri, besimet e ndryshme mund të lidhen dhe të martohen dhe të krijojnë familje të lumtura, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mes trashëgimisë së rëndë që ka Ballkani, duhet të kemi parasysh se konfliktet mund të kthehen nëse harrojmë. Konceptimi i integrimit europian që vendet kanë pranuar, hyrja në këtë klub demokracie si të ndryshëm por të barabartë është një ndarje nga e shkuara dhe rifillim historik për rajonin tonë”, deklaroi me tej Kryetari i Kuvendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?