Meta nga Elbasani: Nevoja për ndryshim është ulëritëse!

Varfëria përbën një nga kërcënimet kryesore të familjes shqiptare dhe kambanat e alarmit sot janë të mëdha mbi familjet në Qarkun e Elbasanit, që është Qarku i dytë më i varfër në vend.
Në Elbasan, nevoja për ndryshim është ulëritëse.
Në Elbasan, mbrojtja e familjes dhe rikthimi i shpresës tek të rinjtë është emergjencë. Duhen propozime dhe plan konkret!
Ne dje ndërmorrëm hapin e parë, prezantuam propozimet tona konkrete në tryezën “Të Mbrojmë Familjen dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”, që Partia e Lirisë organizoi në qytetin e Elbasanit.
Kënaqësi që në këtë tryezë të kishim prezent Kryebashkiakun e ardhshëm të Elbasanit, z.Luçiano Boçi dhe Kryebashkiaken e ardhshme të Prrenjasit, znj. Suzana Topi, të cilët janë kaq shumë të përkushtuar për t’ju shërbyer qytetarëve, për të hartuar dhe propozuar politika konkrete dhe të çmuara, që e fuqizojnë familjet, që i japin shpresë të rinjve, që i nxisin dhe inkurajojnë ata të krijojnë familjet e tyre dhe ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.
Ne jemi të vendosur ta nxjerrim Elbasanin nga lista e Qarqeve më të varfëra të Shqipërisë. Ne jemi të vendosur për fuqizimin ekonomik të familjeve dhe krijimit të mundësive për të rinjtë dhe të rejat e mrekullueshme të Elbasanit, Cërrikut, Librazhdit, Prrenjasit, Gramshit, Peqinit dhe Belshit“, shkruan kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një postim në rrjetet sociale.

SHKARKO APP