Meta nga Lezha: Kam mbrojtur Kushtetutën, duhet reflektim për zgjidhjen e krizës

Nga Lezha, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka komentuar raportin e Komisionit të Venecias. Duke sqaruar se përgjigjet e tij dhe komentet janë shteruese ai tha  se ne çdo rast ka mbrojtur Kushtetutën e Shqipërisë.

“Janë 100% shtruese dhe janë ashtu siç kam thënë , konfirmimi i mbrojtjes së Kushtetutës së Shqipërisë”,- tha Presidenti.

Presidenti ka deklaruar se ekzistojnë mundësitë që nëpërmjet një reflektimi të shpejte vendi ynë të vendoset në shinat e ligjit. Kreu i shtetit u shpreh se duhet të arrihet dialogu mes palëve për të rritur edhe besimin e të rinjve se e ardhmja është këtu.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam i bindur se vendi ynë përmes një reflektimi të shpejtë të rivendoset në binarët e kushtetutës, të shtetit ligjor dhe të një dialogu që frymëzon bashkëpunim dhe jep siguri për të gjithë të rinjtë se e ardhmja është këtu”,- deklaroi kreu i shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?