Meta: Nuk duhet të jemi të kursyer me testimet. Më shumë masa mbrojtëse për mjekët

Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për emisionin “Open” ka deklaruar se duhen më shumë masa mbrojtëse për mjekët.

Presidenti u shpreh se nuk ka nevojë për krijimin e një fryme fataliteti në vend.

“Nuk duhet të krijojmë një fryme fataliteti, por një frymë ndërgjegjësimi. Ne mund t’ia dalim dhe do t’ia dalim. Me rendesi eshte te mbrojme murin e shoqerise sone qe perballet ne vijen e pare me kete virus, qe jane mjeket dhe infermieret. Kjo eshte kryesore dhe vendimtare.

Se dyti, të bëjmë sa më shumë testime dhe për të gjithe ata qe rezultojne pozitive te rrisim nivelin e gjurmueshmerise se kontakteve te tyre. Nuk kemi asnjë arsye te jemi të kursyer për testimet. Vendimtare në këtë beteje është mbështetja për mjeket, per infermieret, per saniteret dhe personelin mbeshtetes. Dhe paketa e qeverise synon ne rradhe te pare te shtoje fondet per shëndetësinë”,- tha Presidenti Meta.

SHKARKO APP