Meta nuk është me Bashën, darkon me ministrin e jashtëm sllovak
Nisja e Ilir Metes sot me linjen austriake per Vjene dhe ku ka qendruar per mbi 30 minuta me liderin e PD-se Basha ne sallen VIP duke folur koke me koke ka sjelle jo pak shqetsime ne seline e PS-se. Aq me teper se kohet e fundit miqesia me Bashen eshte shtuar, edhe ne publik.
Por veshet e PS-se kane qene ngrehur gjate gjithe darkes derisa merret vesh se Ilir Meta ka darkuar me ministrin e jashtem sllovak Lajcak dhe jo me liderin e PD-se Basha. Te gjitha hamendjet ishin se Meta dhe Basha kishin vajtur per te folur veçmas syve te Tiranes. Por fakti qe Meta nuk ka qendruar ne Vjene por ne Sllovaki ka bere qe te ulet tensioni ne zyrat e kryeministrise.
Sllovakia ka presidencën e rradhës në BE që prej muajit korrik. Takimi privat Meta- Lajčák, vjen në një kohë kur BE po kërkon nga politika në Tirane mirëkuptim për miratimin në gusht të ligjeve që shoqërojne amendamentet kushtetuese.
Nderkohe Ilir Meta do udhetoje naten nga Sllovakia ne Vjene e me pas direkt per Tirane.
KOHA JONË SONDAZH

